Pas prezantimit para mediave si përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Giresse, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri, drejtorit të ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe menaxherit Bajram Shala, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.
Gjatë këtyre vizitave Giresse është njoftuar nga presidenti Ademi me punimet e kryera dhe ato që do të vazhdojnë të kryhen në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për ekipet kombëtare, përcjell arbresh.info.
Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës. Po ashtu, Giresse së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore.
Më poshtë gjeni pamjet:
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...