Primoz Gliha i cili është përzgjedhësi i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e muajit nëntor, a folur pas rezultatit të dobët nga “Dardanët”.
Kosova është mposhtur me rezultat 0-2 në shtëpinë tyre, “Fadil Vokrri”, duke vazhduar ecurinë e rezultateve të dobëta.
Lexo edhe:
Gliha, pas ndeshjes ka thënë së Kosova nuk ka pasur fat.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”.
“Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme.
“Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme”.
“Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje”.
“Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.
Kosova më 14 nëntor do të udhëtojë drejt Athinës, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”, kundër Greqisë. /arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë