Google ADS

Përveç Zidanes, Juve kërkon edhe djalin e tij

17:44 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Libertad Digital’, Juventusi i ka propozuar Zidanes rikthimin në klub si një konsulent sa bashku me djalin e tij dhe portierin te Real Madridi si përzgjedhja e tretë, Lucan.

Zinedine Zidane i tha lamtumirë Real Madridit thuajse dy muaj më parë, pasi i siguroi klubit trofeun e tyre të 13-të evropian, transmeton portali arbresh.info.

Plani i tij ishte për të bërë një pushim para rikthimit në futboll, por nëse një raport nga ‘Libertad Digital’ është i vërtetë, francezi do t’i kthehet lojës më shpejtë seç pritej.

Bazuar në informatat e publikuara nga gazeta spanjolle, Juventusi i ka propozuar francezit rikthimin në klub gjatë muajit tetor në rolin e konsulentit. Pozita e propozuar do të jetë si një lidhje mes drejtorëve të klubit dhe skuadrës, që tani sigurisht përfshin edhe Cristiano Ronaldon, i cili zyrtarisht u prezantua të hënën në Torino.

Në fakt, ideja e Juventusit nuk është për të punësuar vetëm Zidanen, i cili luajti për klubin e tyre nga viti 1996 deri në vitin 2001 para se të nënshkruante për Real Madridin, por të nënshkruaj gjithashtu edhe me djalin e tij, Lucan.

Luca aktualisht është përzgjedhja e tretë në Real Madrid, por me arritjen e portierin ukrainas Andriy Lunin dhe nënshkrimit të mundshëm të Thibaut Courtois nga Chelsea, e ardhmja e Culas mund të jetë e pasigurt në Bernabeu nën udhëheqjen e trajnerit të ri Julen Lopetegui./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme