Roberto Firmino kishte në moment acarues në ndeshjen ndaj Aston Villës, pasi goli i tij u anulua nga VAR-i.
Liverpooli ishte duke humbur ndaj Villës, pasi në minutën e 21-të Trezeguet kishte kaluar në epërsi skuadrën e tij.
Por, pak minuta më vonë, sulmuesi brazilian shënoi një gol të bukur për t’i barazuar shifrat në 1-1, mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.
https://twitter.com/SimonBrundish/status/1190652626356101120
Ky veprim ka acaruar tifozët e The Reds, pasi sipas tyre vetëm dora e Firminos ishte në pozitë jashtë loje, dhe ajo nuk është pjesë e lojës.
Liga Premier ka dalë me një reagim duke thënë se krahu i brazilianit ishte në pozitë jashtë loje dhe se VAR-i kishte të drejtë në këtë vendim.
https://twitter.com/GaryLineker/status/1190652553949782016
Por, në bazë të analizave të bëra në televizionet angleze, del të jetë se sulmuesi i Liverpoolit nuk ishte në pozitë jashtë loje dhe se goli duhej pranuar.
Deri më tani, video asistenti i gjyqtarëve po dështon ta tregojë rëndësinë e tij dhe në shumë raste po gabon në këto vendime.
Liverpooli arriti që këtë takim ta fitonte 2-1 me golat e Andy Robertson dhe Sadio Manes që shënuan në fund për t’i marrë tri pikë.
Sipas mediave në Angli, Tottenham Hotspuri është skuadra më e dëmtuar deri më tani, pasi kishin disa gola të anuluar dhe vendime kontroverse ndaj tyre.
https://twitter.com/premierleague/status/1190659803229671424
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...