Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë? Shpjegimi është i thjeshtë: “France Football” pranoi kandidaturat për lojtarët joevropianë vetëm në vitin 1995, kur karriera e “Pibe de Oro” ishte në rënie.
Vitin pasues ai u vlerësua me “Çmimin e Karrierës”, por sot, disa ditë pas vdekjes së argjentinasit, revista franceze pyeste veten se sa “Topa të Artë” do të kishte fituar Maradona nëse çmimi do të ishte i hapur për të gjithë që nga lindja e tij.
Sipas “France Football”, përgjigjja është dy: çmimi i vitit 1986 (realisht i fituar nga Belanov) në vitin e Kupës së Botës të fituar me Argjentinën dhe i vitit 1990 (e mori Matthaus), pavarësisht finales së Kupës së Botës të humbur në Itali (atë vit Napoli i udhëhequr nga Maradona i rrëmbeu titullin Milanit).
Duke vazhduar me arsyetimin, revista franceze gjithashtu shpjegoi se, nëse çmimi do të ishte hapur për të gjithë që nga fillimi, Pelé do të kishte fituar shtatë prej tyre midis fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960: Braziliani (i quajtur futbollisti i shekullit nga revista franceze në vitin 1999) kishte më pak konkurrencë në proporcion me kampionët që sfidoi Maradona.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...