“Serena Williams ishte jashtë kontrollit, pas shpërthimit të saj në finalen e US Open, por arbitri Carlos Ramos, ia grabiti fitoren”, thotë legjenda e tenisit Billie Jean King.
Wlliams humbi në betejën e tenisit kundrejt japonezes Naomi Oskana, pasi iu hoq një pikë dënimi nga arbitri, i cili e ndëshkoi për dhunim verbal, thyerje të raketës dhe shkelje të kodit për stërvitje.
“Serena ishte jashtë kontrollit, nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha King
King, një nga themelueset e Shoqatës së Tenisit të Grave, fillimisht e mbështeti kampionen e tenisit Williams, pas ndeshjes, duke thënë: “Kur një grua është prekur emocionalisht, trajtohet si histerike dhe penalizohet për këtë. Kur një burrë bën të njëjtën gjë, ai quhet i guximshëm dhe nuk ndëshkohet, por lëvdohen. Faleminderit Serena Ëilliams për nxjerrjen në pah të këtij standardi të dyfishtë, duhen më shumë zëra për të bërë të njëjtën gjë”.
Megjithatë, në një intervistë për CNN të cilën, qëndrimi i King ishte më i butë.
“Askush nuk tha se ishte një ndeshje e mirë. Çështja është se arbitri e ka rënduar situatën, ai duhet t’i kishte thënë që nuk po sulmoj karakterin tuaj”, tha ajo.
Pretendimet e Williams për seksizëm u mbështetën nga Shoqata e Tenisit të Grave, por Federata Ndërkombëtare e Tenisit tha se Ramos kishte vepruar me profesionalizëm dhe integritet.
“U duk sikur ai e ndëshkoi atë”, tha King. “Para së gjithash një arbitër duhet të mbajë rrjedhën e ndeshjes duke shënuar pikët, ndërsa Ramos bëri të kundërtën. Ai s’duhej t’i thoshte Serenës që nuk mund t’i kërkonte falje, se ai është shefi, por vetëm t’i thoshte: “Nuk po sulmoj karakterin tuaj”.
“Karakteri është esenca e asaj që po ndodhte atje, ajo u mërzit shumë për këtë gjë, sepse është mësuar të luajë sipas rregullave”.
“Karakteri është çështja kryesore këtu. Është një qenie humane për të cilën po flasim dhe vetëm një “Nuk po sulmoj karakterin tuaj”, do ndryshonte komplet gjërat”.
Ndërsa arbitri thotë që është në rregull me atë që bëri. Ai foli shumë shkurt për finalen e US Open. Carlos Ramos pritet të jetë në detyrë ashtu siç ishte planifikuar për gjysmëfinalen e kupës kësaj jave në Zadar, ku Kroacia pret SHBA-të./Dritare
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde