Nottingham Forest mundi Wolverhamptonin si mysafir me rezultat 3-0 dhe iu bashkuan luftës për vendin e parë në Ligën Premier pas 20 raundeve të luajtura.
Klubi i njohur që është dy herë kampion i Evropës, mezi i shpëtoi rënies sezonin e kaluar, por këtë sezon nën drejtimin e Espirito Santo, ata po luajnë në mënyrë të pabesueshme dhe janë pak pas Liverpoolit.
Nottingham Forest, ashtu si Arsenali, ka 40 pikë, ndërsa kuqezinjtë kryesojnë me 46 dhe një ndeshje më pak në llogarinë e tyre, por përralla e tyre vazhdon dhe pavarësisht të gjitha parashikimeve, ata janë në krye të tabelës.
Nottingham Forest ka luajtur për herë të fundit në kompeticionet evropiane në sezonin 1995/96 dhe ndonëse është e vështirë të besohet se mund të luftojnë për titullin deri në fund, paraqitja në Ligën e Kampionëve ose të paktën në Ligën e Evropës nuk duket aq e largët.
Fitorja e sotme ishte e gjashta me radhë, një rekord që nuk ka ardhur prej vitesh.
Në xhiron e radhës, Nottingham Forest pret Liverpoolin kryesues, ku mund t’i jap edhe një shtysë ëndrrës së tyre. /Telegrafi/
“Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjig...
Gjermani: Dy persona u vranë, një u plagos rëndë
Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”
Gjesti thyen rekord me numrin e ndjekësve në Instagram 24 or...
“Jam i lodhur, por sërish ka puls” – bën bujë videoja e Gjes...
Chelsea kërkon blerës për disa lojtarë për të financuar bler...