Google ADS

Përqafimi mes Valverdes dhe Ancelottit kishte një bast në mes, trajneri italian i kërkoi dhjetë gola në sezon – uruguaiani tashmë i ka arritur

23:11 | 11 Shkurt 2023
K.B

Fede Valverde shënoi gol në minutën e 18-të të finales së Kupës së Botës për klube për të kaluar Real Madridin në epërsi prej 2-0 ndaj Al-Hilal dhe ai menjëherë vrapoi për të festuar me trajnerin Carlo Ancelotti.

Një festë e tillë i ka intriguar tifozët e futbollit dhe arsyeja ka bërë që kjo festë të bëhet virale.

Gjegjësisht, në tetorin e vitit të kaluar, pasi mesfushori i njohur shënoi golin e tij të gjashtë sezonal kundër Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i kërkoi uruguaianit një gjë.

“Fede ka një potencial të jashtëzakonshëm sulmues, golshënues që duhet ta realizojë dhe ta shfrytëzojë. Unë i thashë se nëse ai nuk shënon 10 këtë sezon, unë do të gris diplomën e trajnerit dhe do të largohem nga Reali”, kishte thënë Ancelotti.

Katër muaj më vonë, me golin e tij të dhjetë të sezonit, Valverde e shpëtoi Realin nga të qenit pa trajner dhe Ancelottin nga të qenit pa diplomë.

Në minutën e 58-të ai shënoi edhe një gol, ku në fund Real Madridi fitoi 5-3. /telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme