Përplasje në stërvitje mes djelmoshave të Kosovës

19:43 | 11 Tetor 2019
Arbresh Info

Në seancën e stërvitore në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dy yje të kombëtares sonë janë përleshur.

Bëhet fjalë për një fjalosje dhe tentim për sulm mes talentit Edon Zhegrova dhe Benjamin Kolollit, transmeton portali arbresh.info.

Derisa grupi ishte duke kryer seancën stërvitore para ndeshjes tepër të rëndësishme ndaj Malit të Zi, Zhegrova dhe Kololli është dashur të qetësohen nga ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.

Përveç shkëmbimit të fjalëve dhe një shtyrje fizike, nuk kishte asgjë më shumë falë intervenimit të menjëhershëm nga grupi për të qetësuar situatën.

Ende nuk dihet se çfarë qëndron prapa gjithë kësaj, por shpresojmë që kjo të mos largojë vëmendjen nga misioni tepër i rëndësishëm në fillim të javës së ardhshme.

Kosova luan kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 mbrëmjen e së hënës duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme