Përplasen Lionel Messi dhe Luis Suarez para El Clasicos

09:11 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez është duke refuzuar të pranojë barazim kundër Real Madridit të shtunën në El Clasico.

Gjiganti katalunas është në krye të tabelës në La Liga me 11 pikë para rivalit të tyre të përbetuar, transmeton portali arbresh.info. Një fitore nga Barcelona do të përforconte pozitën e tyre tutje duke i dhënë fund nga ana tjetër shpresave për titull të Real Madridit.

Dhe, sipas revistës spanjolle ‘Don Balon’, Suarez dëshiron që Barcelona t’i shkoj rreth qafës ‘Los Blancos’ në Santiago Bernabeu. Pra, ai është përplasur me bashkëlojtarin e tij dhe superyllin Lionel Messi që besohet se mendon ndryshe.

Raportet sugjerojnë që superylli argjentinas në mënyrë sekrete ka thënë në dhomën e zhveshjes se një pikë do të ishte e kënaqshme, por në publik si gjithnjë Messi flet ndryshe.

“Do të jetë e rëndësishme për të fituar këtë duke marrë parasysh domethënien, është gjithmonë një ndeshje e veçantë”, ka thënë Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info

“Real Madridi, stadiumi i tyre… fitorja është një avantazh i rëndësishëm. Do të mbesin edhe shumë ndeshje tjera në ligë, por do të jetë e rëndësishme për të përfunduar vitin me një fitore dhe për të kaluar Krishtlindje të lumtura”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se mungesa e Paco Alcacer është fatkeqe për ata, por beson ende se mund të sigurojë fitore në këtë ndeshje.

“Është diçka që ne nuk e kemi pritur. Edhe pse ndeshje erdhi në kohë të mirë, është fatkeqësi për Pacon”, ka thënë Valverde.

“Por, ne do të shkojmë në El Clascio të lumtur. Ne jemi në formë të mirë por ne e dimë se jemi në një ndeshje të komplikuar kundër një rivali të madh”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme