Barcelona raportohet se është duke kërkuar transferimin e yllit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.
Por, trajneri i ri Ernesto Valverde duket se është kundër transferimit dhe se nuk dëshiron të rrëmbej futbollistët më të mirë nga ish klubi i tij, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari është duke u kërkuar për transferim te Barcelona pas debutimit në ligën kryesore në vitin 2012.
Reprezentuesi i ardhshëm i Francës ishte gjithashtu subjekt i një interesimi nga Chelsea dhe Manchester City verën e kaluar, vetëm një vit pasi vendosi lapsin në një marrëveshje me klauzolë prej 58 milionë funta.
Por, ‘Mundo Deportivo’ pretendon që Laporte mund të transferohet për një shumë të madhe të hollash në Camp Nou duke iu ribashkuar Valverdes.
Megjithatë, shtohet që përpjekja e fundit nga klubi katalunas nuk është një ide e përkrahur nga trajneri pasi ai nuk dëshiron të rrëmbej lojtarët e ish skuadrës së tij.
Laporte ka pranuar se kishte refuzuar transferimin në Premierë Ligë gjatë merkatos së fundit të transferimeve./arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...