Klubi turk, Trabzonspor, interesohet për shërbimet e mesfushorit shqiptar, Përparim Hetemaj.
Futbollisti që e përfaqëson Finlandën është pjesë e klubit italian, Chievo, ku ka marrëveshje edhe për një sezon.
Sipas Corriere di Verona, Trabzoni është duke përgatitur ofertë për 30-vjeçarin që në ditët në vijim do t’ia paraqesë klubit që e pronëson.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Chievo kërkon gjashtë milionë euro për Hetemajn.
Mesfushori është te klubi i Serie A që nga viti 2011, ndërsa interesim për të ka shprehur më herët edhe Bordeaux.
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...