Granit Xhaka po shkon me hapa të sigurt drejt thyerjes së rekordit në Kombëtaren zvicerane.
Ylli kosovar deri tash i ka zhvilluar 98 ndeshje me “Helvetikët”.
Dhe, ai do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 99-të kundër Anglisë dhe atë jubilare, të martën tjetër ndaj Kosovës, një lojë super-speciale dhe e paharrueshme për të.
Por, futbollisti i Arsenalit nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Ai në fakt synon ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje me Zvicrën.
Aktualisht, këtë primat e mban Heinz Hermann, i cili me “Helvetikët” i kishte zhvilluar 118 ndeshje.
I dyti është Alain Geiger me 112, i treti Stephan Lichtsteiner me 108, i katërti Stephane Chapuisat me 103 dhe i pesti Xherdan Shaqiri me 100.
Pra, aktualisht Xhaka është 20 ndeshje larg rekordit.
Por, ai ka thënë se është ende i ri dhe se mund të luajë edhe disa vite për Zvicrën dhe me këtë rast ta marrë primatin për më së shumti paraqitje.
Duke e pasur parasysh vrullin e ndeshjeve dhe orarin e ngjeshur të Kombëtareve, është i mundshëm synimi i Xhakës./GE/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...