Përlotet Driton Kuka: E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi Majlindën që të vazhdojë

19:04 | 6 Dhjetor 2021
KRG

Majlinda Klemendi sot me anë të një ceremonie shtetërore, zyrtarisht është pensionuar.

Trajneri i saj, Driton Kuka, ka treguar se si  e ka përjetuar kur Majlinda  vetëm se ka vendosur të pensionohet.

“Po e flas nje detaj të rëndësishëm, për ndjenjat e një trajnerit, kur është përball një pensionimi të një sportisteje si Majlinda. Një shtet ka prit prej xhudos me u kthy me medalje nga Tokio 2020. Ngarkesa që Majlinda ka me lënë xhudon, më ka bërë mua shume më shumë të ngarkuar. Është dashtë qe krejt këto me i mbajt në vete. E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi ta vazhdojë karrierën. Majlinda ka arritur gjithcka që mund të arrihet”, tregoi Kuka.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mirë shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike historike për Kosovën në “Rio 2016”.

Së fundmi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme