Google ADS

Përleshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, në fund të ndeshjes Prishtina – Drenica

22:49 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Skena të turpshme janë parë në stadiumin e Prishtinës, pas fundit të ndeshjes Prishtina – Drenica.

Prishtina mori një fitore në minutat e fundit të ndeshjes dhe këtë nuk e pritën mirë lojtarët mysafirë, të cilët patën edhe kritika për gjyqtarin.

Pas ndeshjes, ata patën një konflikt edhe me lojtarët vendas, të cilët nuk hezituan të kundër-reagojnë.

Një video e publikuar nga ‘Sporti.info’ shfaq pamjet ku lojtarët e Prishtinës dhe ata të Drenicës janë përplasur mes vete.

Këto pamje vërtetë nuk i duhen aspak futbollit kosovar. Vlen të ceket edhe se në stadium kishte persona të pranishëm, në kundërshtim me protokolin.

https://www.facebook.com/1935405596526826/videos/660669291458592/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme