Përleshjet mes tifozëve në Ligën e Parë nuk kanë ndalur, një e tillë ka ndodhur edhe sot në Fushë Kosovë, mes tifozëve të këtij qyteti “Pampurat” dhe atyre të Vushtrrisë, “Forca”.
Në këtë përleshje ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Derisa dy persona janë lënduar, pesë të tjerë janë arrestuar nga policia.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar’, ka thënë zëdhënja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat 1-3 në të mirë të mysafirëve./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...