Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.
Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkohë, aty u përfshi edhe qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Savic, i cili në një moment e tërhoqi nga flokët Jack Grealishin, i cili ishte duke u ngrohur.
Por, përleshja mes dy ekipeve nuk u mbyll me vërshëllimën e fundit. Futbollistët e dy ekipeve u përleshën edhe në tunelin e stadiumit./Express/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...