Dita e tretë e Kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A u karakterizua nga puna intensive dhe angazhimi maksimal i futbollistëve.
Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, vazhdoi t’u përcjellë lojtarëve strategjinë dhe filozofinë e lojës, duke vendosur bazat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm, përcjell Arbresh.info
Stërvitjet gjatë këtyre ditëve janë fokusuar jo vetëm në aspektin fizik dhe teknik, por edhe në aspektet taktike, duke ndihmuar futbollistët të përshtaten me standardet dhe kërkesat e Kombëtares A.
Pas përfundimit të stërvitjes, disa nga lojtarët e përfshirë në këtë kamp shprehën emocionet dhe përshtypjet e tyre rreth punës dhe atmosferës në këtë grumbullim.
Julind Selmonaj, anëtar i FC Basel U21 u shpreh krenar që është pjesë e këtij kampi dhe vuri në pah se përvoja e fituar këtu do t’i ndihmojë atij në të ardhmen.
Elvir Gashijani, pjesë e KF Llapi e vlerësoi këtë kamp si një mundësi të shkëlqyer për t’i treguar aftësitë e tyre para përzgjedhësit Foda dhe u shpreh optimist se pas paraqitjeve në ekipet kombëtare zingjir do t’i vijë mundësia që vlerat e tij t’i tregojë edhe në Kombëtaren A.
Arianit Fazlija, anëtar i skuadrës gjermane Greuther Fürth II, theksoi se me filozofinë e lojës së trajnerit Foda është adaptuar shumë mirë dhe shprehu shpresën se me punë të vazhdueshme në të ardhmen mund të jetë pjesë e grumbullimeve zyrtare.
Ndërkaq, Aulon Bitiqi nga skuadra suedeze Varbergs BoIs tha se ky zemra e tij rrah për Kosovën dhe e vlerësoi këtë kamp si mundësi të mirë për secilin prej lojtarëve për t’i treguar cilësitë e tyre.
Kampi do të përfundojë nesër me stërvitjen e fundit, e cila do të zhvillohet në mesditë./Arbresh.info
Krasniqi: Kaçaniku mbetet kalaja jonë e pamposhtur
Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore
Osmani ftohet për Inaugurimin e Presidentit Trump: President...
Abdixhiku në Istog: LDK dhe populli i Kosovës janë një
Bedri Hamza në Obiliq: Ky qytet, zemra energjetike e Kosovës
Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë