Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se e mbështet plotësisht kryetarin e Federatës, Agim Ademin, përkundër konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Apelit, duke e cilësuar dënimin e tij si të padrejtë.
Në fund të muajit të kaluar, Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Përkundër këtij dënimi, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka bërë të ditur se e mbështet plotësisht Ademit, përkundër këtij dënimi.
“KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbështet Agim Ademin, përkundër dënimit nga gjykata
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se e mbështet plotësisht kryetarin e Federatës, Agim Ademin, përkundër konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Apelit, duke e cilësuar dënimin e tij si të padrejtë.
Në fund të muajit të kaluar, Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Gazeta Express.
Përkundër këtij dënimi, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka bërë të ditur se e mbështet plotësisht Ademit, përkundër këtij dënimi.
“KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
“KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme”.
“Ndërsa, presidenti Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë”.
Në po të njëjtin njoftim u bë e ditur se gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv u diskutua edhe për rrjedhën e kampionatit të Kosovës.
“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës”, thuhet në po të njëjtin njoftim.
“KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe rangjet tjera duke konstatuar se deri më tani garat po rrjedhin mirë e me dinamikën e paraparë me disa raste të kontestuara, edhe për faktin se kampionati po hynë në fazën finale”.
“KE u kërkon Komisioneve të FFK-së që të punojnë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe të marrin masat e duhura ndëshkimore pa përjashtim, sikur që KE do t’u dalë në mbrojtje të gjithë atyre që atakohen pa të drejtë”.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...