Klubi gjerman St Pauli ka shkarkuar mesfushorin si pasojë e një postimi të tij në Instagram në mbështetje të aksionit të Turqisë kundër Sirisë.
Cenk Sahinit i është ndërprerë kontrata pas një “kontrolli të brendshëm” nga i cili klubi ka deklaruar se një postim i tij “është kundër vlerave të klubit”, transmeton portali arbresh.info.
Sahin shpenzoi një pjesë të sezonit të kaluar në huazim te rivali në Bundesliga 2, Ingolstadt, dhe tani do të detyrohet të luftoj për të rikthyer karrierën e tij pas një postimi në rrjete sociale.
https://www.instagram.com/p/B3hnrCDocro/?utm_source=ig_embed
Diktatori sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord për t’i ndihmuar kurdët, të cilët janë detyruar të lagohen nga regjioni rreth kufirit mes Turqisë dhe Sirisë.
Shtetet e Bashkua të Amerikës kanë tërhequr trupat nga kjo zonë.
Stë Pauli shkruan në një deklaratë: “Kontrolli i brendshëm në postimin e Cenk Sahin në llogarinë e tij në Instagram rreth zhvillimeve ndaj ushtrisë turke në Siri është kompletuar”
“Pas bisedimeve të tjera mes zyrtarëve të klubit dhe lojtarit, Cenk Sahin është liruar nga stërvitjet dhe detyra për të luajtur me efekt të menjëhershëm”
“Faktorët kryesor në arritjen e këtij vendimi ishin përsëritje e mosrespektimit të vlerave të klubit dhe nevoja për të mbrojtur lojtarin”
“Këto veprime janë kundër vlerave të klubit”./arbresh.info/
Muzika nga “Vëllai i Madh” elektrizon Xuxin
Erdogani e kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze ...
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...