Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thuhet se do të qëndrojë për një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit në kofshë të këmbës, gjë që përkeqëson gjërat tutje te gjiganti spanjoll.
‘Eurosport’ raporton se reprezentuesi i Francës do të mungoj gjatë gjithë muajit të ardhshëm dhe kjo vjen pas vikendit të tmerrshëm për Real Madridin ku ata u poshtëruan me rezultat tronditës 5 me 1 nga rivali i tyre i përbetuar – Barcelona në El Clasico, transmeton portali arbresh.info.
Rezultati i ndeshjes bëri gjithashtu që trajneri i tyre spanjoll Julen Lopetegui të shkarkohet dhe Santiago Solari mori detyrën si një trajner i përkohshëm derisa spekulimet se kush do të jetë pasardhësi i tij vazhdojnë të qarkullojnë.
Rafael Varane do të jetë një humbje e madhe për Solarin dhe për këdo që vjen më pas duke marrë parasysh që 25-vjeçari është pjesë kryesore e mbrojtjes së ‘Los Blancos’.
Real Madridi Madridi ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompeticioneve, por fatmirësisht ata nuk do të përballen me skuadra aq të forta sa Barcelona në çdo javë në vazhdim.
Ndeshjet e tyre të ardhshme duken shumë më të lehta, por mungesa e Raphael Varanes për një muaj është një goditje e rëndë ndaj tyre./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...