Bota e sportit është bërë kundër Rusisë dhe përkrahëses së saj, Bjellorusia, pas sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.
Si rezultat, sporte të ndryshme ruse një pas një po përjashtohen nga garat ndërkombëtare, shkruan “Gazeta Express”.Federata Ukrainase e Tenisit kërkoi nga trupa qeverisëse e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që menjëherë t’i heq Rusinë dhe Bjellorusinë nga organizimi i garave dhe që t’i përjashtojë ato nga turnetë individualë dhe ekiporë.
Në këtë letër, të zbuluar nga Reuters, Federata ukrainase e përshkruan sulmin e Rusisë dhe të Bjellorusisë në Ukrainë në ditët e fundit, si të paprecedent, cinik dhe të përgjakshëm.
“Civilët po vdesin, përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Infrastruktura civile është duke kolapsuar. Kjo është një luftë që do ta lë vendin tonë me dekada prapa”, shkruan në letër.
“Rusia dhe Bjellorusia nuk kanë të drejt jo vetëm të organizojnë kompeticione në territorin e tyre, por gjithashtu as të marrin pjesë në të gjithë turnetë që do t’i mbajë jashtë tyre ITF-ja”, vazhdon letra.
Dje, UEFA dhe FIFA i përjashtuan përfundimisht ekipet dhe Kombëtaren e Rusisë nga garat që i organizojnë ato, në një afat të pacaktuar.
Gjithashtu, edhe Euro League dhe EuroCup i përjashtuan ekipet ruse të basketbollit. /Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...