Trajneri i Manchester City ka folur për spekulimet për të ardhmen e tij pas fitores se skuadrës së tij kundër Sheffield United në Premier Ligë të shtunën
Pep Guardiola e ka përjashtuar mundësinë për t’u rikthyer në Camp Nou, duke insistuar se “periudha e tij si menaxher i Barcelonës ka marrë fund”.
Duke folur për këto spekulime për të ardhmen e Guardiolës në Manchester City, mediat kanë shkruar se ai mund të largohet pasi që ai është në fund të kontratës së tij me skuadrën aktuale.
“Qëllimi i jonë është që të ndërtojmë një projekt të fuqishëm dhe garues dhe ne ishim më shumë fat që Barca kishte trashëguar stilin e lojës së Johan Cruyff sidomos atë taktik, duke pasur një ekip të mirë profesional i cili e njihte atë stil që u ndërtua me fansat që e duan këtë klub – si Pep Guardiola, Xavi, Iniesta, Puyol”, kishte thënë për Sky Sports Font njeri prej kandidatëve për president në fillim të kësaj jave.
Kjo kishte nxitur thashethemet në media që Guardiola do të rikthehej.
Guardiola e filloi karrierën si talent në Camp Nou, duke fituar 14 trofe gjatë viteve 2008 dhe 2021, përfshirë tri La Liga dhe dy Liga të Kampionëve.
Megjithatë, trajneri i City ka insituaar se kapitulli i tij me Barçën ka përfunduar njëherë e mirë dhe se ai do të rikthehet në klub vetëm si tifozë.
“Periudha e ime si menaxher i Barcelonës ka përfunduar. Mendoj se në jetë disa gjëra bëhen vetëm njëherë”, tha Guardiola pas ndeshjes se Manchester City-Sheffield United.
“Aty janë disa njerëz të jashtëzakonshëm, tani për shembull Ronald Koeman. Ka përfunduar, do të kthehem në qytetin tim për ta parë klubin tim, ndonjë ndeshje, kam kryer punë atje”. /GazetaExpress/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030