Sulmuesi anësor Ivan Perisic është i emocionuar për sfidën që e ka para vetes me Bayern Munichun, duke shtuar se është i gatshëm për sezonin e ri falë përgatitjeve të mirë që i pati me Interin këtë verë.
Pas disa javësh spekulime, Bayern Munichu bëri të ditur dje se ka arritur marrëveshje me Interin për ta huazuar anësorin kroat, Ivan Perisic, për sezonin e ardhshëm, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Anësori kroat kishte triumfuar në Bundesligë me Dortmundin në vitin 2012 si dhe i kishte fituar dy tituj të Kupës së Gjermanisë. Ai kishte luajtur në Gjermani edhe për rivalin tjetër të Bayernit, Wolfsburgun.
Perisici u shpreh i lumtur që po kthehet në Bundesligë, edhe pse transferimi i tij është vetëm në formë huazimi për një sezon.
“Unë erdha këtu për të qenë pjesë e skuadrës dhe për të luajtur. Do të ketë shumë ndeshje, kështu që të gjithë duhet të jenë në formën më të mirë. Kur Bayerni më thirri, nuk u mendova shumë”, ka thënë Perisic.
“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, pas finales së Kupës së Botës, unë pata vetëm pak ditë kohë për t’u rikuperuar. Kur u ktheva në Milan, unë praktikisht fillova menjëherë me ndeshje zyrtare, kështu që pata disa probleme”.
“Megjithatë, i kam pasur disa përgatitje të mrekullueshme me Interit këtë verë, veçanërisht me trajnerin e ri, Antonio Conte, i cili punon shumë. Gjatë verës, më pëlqen të luajë edhe sporte të tjera, por gjëja më e rëndësishme është të jem gati dhe në formë për sezonin e ri”.
Ai i kishte bërë gjithsej 112 paraqitje në Bundesligë, duke i shënuar 27 gola, mes viteve 2011 dhe 2015, kur u transferua në Itali. Që nga atëherë, ai i ka bërë 163 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar 40 herë.
Perisic, në huazimin e të cilit është i përfshirë opsioni për ta blerë atë verën e ardhshme, është lojtari i katërt i huazuar në Bayern këtë verë, pas Lucas Hernandezit, Benjamin Pavardit dhe Fiete Arp. /Gazeta Express/
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...