Barcelona raportohet se do të kërkojë transferimin e anësorit të Interit, Ivan Perisic, nëse ata dështojnë për të siguruar shërbimet e Philippe Coutinhos ose Ousmande Dembeles.
Bazuar në ‘Sportitalia’, Barcelona ka të gatshme të hollat nga shitja e Neymarit te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro për të përmbushur kërkesën e Interit për vetëm 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi kroat është kërkuar shumë për transferim nga Manchester United, por ata nuk kanë arritur të bien dakord rreth tarifës së transferimit derisa “Nerazzurrët” thuhet se janë duke u përpjekur për të blinduar atë në klub me një kontratë të re.
Megjithatë, gjiganti katalunas thuhet se ka bërë një progres të madh në transferimin e Dembeles, i cili ishte suspenduar nga Borussia Dortmundi pasi mungoi në stërvitje të enjten.
Ndërkohë, Coutinho ka bërë një kërkesë zyrtare për largim nga klubi të premten, megjithëse raportet e shfaqura pas kësaj mohojnë gjithçka./arbresh.info
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...