Google ADS

Perisic kërkon qëndrimin te Bayerni

09:16 | 9 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Ivan Perisic është huazuar te Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk ishte në planet e trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Anësori kroat ka bërë disa paraqitje të mira këtë edicion me Bayernin dhe dëshira e tij është të vazhdoj qëndrimin në Munich.

Ka qenë vetë reprezentuesi kroat që ka konfirmuar se dëshiron që Bayerni ta aktivizojë klauzolën e blerjes së tij.

“Deri më tani gjithçka ka qenë mirë këtu në Munich dhe qëndrimi im te Bayerni është shumë i mundur”.

“Unë e di se klubi ka një mundësi për të më blerë dhe do të doja që të aktivizonte klauzolën për blerjen time. Gjithsesi po punojë shumë që kjo të ndodh”, ka deklaruar Perisic.

30-vjeçari deri më tani ka luajtur 10 takime me Bayernin ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme