Google ADS

Perisic e fton Modricin në Inter

18:13 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Ivan Perisic ka etiketuar shënjestrën e Interit, Luka Modricin, në një foto në llogarinë e tij në Instagram së bashku me bashkëlojtarët kroat si Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Anësori është tallur me spekulimet e vazhdueshme në lidhje me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social këtë pasdite, transmeton portali arbresh.info.

Aty gjenden Brozovic dhe Persisic së bashku me përforcimin e ri, Vrsaljkon, por së bashku me këta lojtarë, ai ka etiketuar edhe bashkëlojtarin kroat – Luka Modric.

Duke shfrytëzuar hashtag-at, Perisic ka shkruar “Mirë se vjen Sime” duke shtuar më pas në gjuhen angleze: “Kush po mungon?”

Modric e pëlqeu këtë foto të postuar pasdite./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BmTZ_sjA20t/?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme