Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.
Ditë më parë, mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes tij dhe Tottenham Hotspurit.
Perisic me Tottenhamin ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.
33-vjeçari te skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Interin skadon më 30 qershor.
“TuttoMercatoWeb” ka raportuar këtë të diel se kroati nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Londër, para se t’i bashkohet edhe zyrtarisht Tottenhamit./GE/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...