Albert Soler, drejtori i Barcelonës, ka siguruar tifozët se Lionel Messi do të vazhdoj kontratën me klubin.
Drejtori i Barcelonës, Albert Soler ka një lajm të mirë për tifozët pasi dështuan ta transferojnë Philippe Coutinhon nga Liverpooli.
Ai ka siguruar tifozët se Lionel Messi do të vazhdoj kontratën me klubin, përcjell gazeta Express.
Në fakt, Barcelona më herët ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Messin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.
“Rinovimi i Messit? Kur klubi njofton për rinovimin e kontratës me Messin, ishte pas arritjes së marrëveshje nga të dyja palët. E vetmja gjë që ne po presim është të bëjmë aktin e protokollit”, ka deklaruar Soler.
Messi aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në fundi e këtij sezoni. Më herët është përfolur se Manchester City do të tentoj transferimin e argjentinasit gjatë verës së ardhshme.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...