Carlo Ancelotti i është përgjigjur në mënyrën më të mirë presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo.
Cerezo së fundi ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk i ka të fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, por vetëm tre.
Presidenti i Atleticos, këtij numri i është referuar duke larguar titujt që portugezi me Realin i fitoi kundër skuadrës së tij, në finalet e viteve 2014 dhe 2016.
Për deklaratën e tij, ka folur edhe Carlo Ancelotti, që në vitin 2014 ka drejtuar Real Madridin.
“Dhe pse nuk duhet t’i konsiderojmë ato”, ka thënë Ancelotti, përcjell ‘lajmi.net’.
“Sipas Cerezo, nuk është e nevojshme t’i shqyrtojmë ato. Nuk di se çfarë të them. Reali e fitoi me meritë Ligën e Kampionëve. Ai kishte një kundërshtarë shumë të vështirë, sepse Atletico ka qenë një ekip shumë i fortë”.
“Uroj që Atletico një ditë të fitojë Ligën e Kampionëve”.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...