Liverpooli dhe Manchester United kanë zhvilluar një super përballje në kuadër të xhiros së 20-të në Premier League, ku u realizuan gjithsej katër gola teksa ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Edhe pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, etapa e dytë ishte një spektakël në vete, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 52-të me anë të Martinezit.
Por kjo epërsi nuk zgjati shumë dhe Liverpooli barazoi me anë të Cody Gakpos. 11 minuta më vonë “The Reds”, fituan një penallti të cilën në gol e shëndrroi, Mohamed Salah për t’i dhënë epërisnë skuadrës së tij.
As epërsia e futbollistëve vendas nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta, deri atëherë kur Amad Diallo barazoi shifrat.
Deri në fund të ndeshjes u zhvillua një betejë e ashpër nga dy skuadrat për të gjetur golin e fitores mirëpo asnjëra e as tjetra nuk ia arritën dot.
Jota dhe Bradley humbën rastet më të mira për Liverpoolin. Ndërsa në minutën e fundit të shtesës Harry Maguire ka mundur t’i jap fitoren Unitedid, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Me këtë barazim, Liverpooli ka 46 pikë dhe vazhdon të prijë në Premier League, madje ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, Manchester United është i 13-ti me 23 sosh./Arbresh.info
“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga ja...
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins