Eric Abidal do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e sekretarit teknik të Barcelonës, duke i shpëtuar kështu shkarkimit nga posti përkundër dramës që e shkaktoi në klub me komentet që e zemëruar kapitenin Lionel Messi.
Mundo Deportivo, gazeta e afërt me klubin katalonas, njofton se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka vendosur kundër shkarkimit të Abidalit, pas një takimi që zgjati dy orë mes tij dhe francezit, transmeton Ina.
Vendimi i Bartomeut vjen pas dramës që Abidal dhe Messi e shkaktuan në publik. Ylli argjentinas i reagoi ashpër dhe publikisht francezit, i cili i kishte fajësuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverdes nga posti i trajnerit muajin e kaluar.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës