Përfundon spektakli i “El-Clasico”, Real Madrid fiton me epërsi minimale

18:13 | 24 Tetor 2021
KRG

 

Sapo ka përfunduar ndeshja e shumë pritur mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Një ndeshje me shumë kundërsulme dhe me taktika të ndryshme.

Në minutën e 32-të, David Alaba gjeti rrjetën e Barcelonës duke i dhënë epërsinë Real Madridit.

Lexo edhe :

 Shënohet gola e parë në “El CLasico”, Alaba jep epërsinë Real Madridit

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar shumë qetë mes dy skuadrave ku nuk kanë pasur ndonjë  ndërhyrje të rrezikshme, siç ndodhë ne shumicën e ndeshjeve të “El-Clasicos”.

Në minutën e 58-të, Gerard Pique është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 80-të  është ndëshkuar me kartonë të verdhë madrileni, Feland Mendy.

Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes, madrilenët  kanë shënuar golin e tyre të dytë me një kundërsulm të shpejtë.

Autori i golit ishte Lucas Vazquez.

Katalunasit kanë gjetur rrjetën e kundërshtarvë në minutën e fundit shtesë ku autor i golit ishte  Sergipo Aguero i cili u asistua nga Sergio Dest.

Katalunasit kanë pasur disa raste të bukura për të shënuar gol, por ju mungonte finalizimi.

Barcelona ka qenë më dominante në posedimin e topit, ku ka mbajtur atë rreth 52%, ndërsa Real Madridi 48%.

Me këtë fitore, madrilentët vendosën në krye të tabelës së Laligës me 20 pikë, ku kanë shënuar gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.

Ndërsa Barcelona renditët në vendin e tetë, ku ka shënuar katër fitore, tre barazime dhe dy humbje.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme