Stadiumi legjendar në Mitrovicë, “Adem Jashari” tanimë është shpronësuar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.
Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët, që në Mbledhjen e 160-të të Qeverisë, miratuam Vendimin Përfundimtar për Shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët. /arbresh.info/
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë