SC Gjilani ka njoftuar se për Shend Kelmendin ka përfunduar sezonin.
Sulmuesi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Llapit, që pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Kelmendi pritet t’i nënshtrohet operimit në ditën në vijim.
Kësisoj, 28-vjeçari do t’i mungojë “Skifterëve” për pjesën e mbetur të sezonit.
Njoftimi i plotë nga klubi i Gjilanit:
“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”. /GE/
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...