Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se Luke Shaw do të mungoj në pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili ka startuar vetëm në nëntë ndeshje në Premierë Ligë gjatë edicionit 2016/17, së fundmi ka qenë pjesë e planeve të Mourinhos në ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari mori një lëndim në këmbë gjatë barazimit 1 me 1 të Manchester United ndaj Swanseas Cityt në fundjavë dhe Mourinho njoftoi menjëherë pas ndeshjes se mbrojtësi ka pësuar “një lëndim të madh”.
Dëmtimi, i cili besohet të jetë në ligamente, është ende i pa qartë, por trajneri i “Djajve e Kuq” ka konfirmuar se Shaw nuk do të jetë pjesë e javëve të fundit të këtij sezoni.
“Shaw ka pësuar një lëndim të rëndë dhe ne jemi duke pritur për mendimin e fundit para se departamenti mjekësor të vendos çfarë të bëjë. Por, sezoni për të ka përfunduar”, u tha Mourinho gazetarëve./arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030