Google ADS

Përfundon sezoni për kapitenin e Milanit

16:40 | 22 Korrik 2020
A. B.

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, e ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë më në pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtësi italian u lëndua në një ndeshje kundër Sassuolos në Serie A të martën, të cilën kuqezinjtë e fituan 2:1 në Mapei Stadium.

Ai do të mungojë kundër Atalantas të premten, por jo vetëm kaq, sepse sipas mediave italiane, nuk do të mundë të riaftësohet në kohë për tri ndeshjet e fundit të Milanit këtë sezon.

Trajneri Stefano Pioli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë as në Ismael Bennacer e as Theo Hernandez të premten, të cilët janë të pezulluar.

“Romagnoli ka problem muskulor i cili mund t’ia pamundësojë të luajë në ndeshjet e mbetura”, Pioli ka thënë për Milan TV. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme