Ka përfunduar edicioni 2021/22 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga me disa rezultatet mjaftë befasuese në xhiron e fundit.
Kampionët e ri të Gjermanisë, Bayern e kanë mbyllur me barazim 2-2 këtë edicion në udhëtim te Wolfsburg, ku Stanisic dhe Lewandowski shënuan për bavarezët derisa Mind e Kruse për vendasit.
Në Ligën e Kampionëve kanë shkuar edhe Borussia Dortmund nga vendi i dytë, Bayer Leverkusen nga vendi i tretë si dhe RB Leipzig nga pozita e katërt.
Nuk kanë munguar befasitë sa i përket skuadrave që kanë kapur një vend që i dërgon në Ligën e Evropës.
Kësisoj në fazën e grupeve të Ligës së Evropës kanë siguruar një biletë ekipet si Union Berlin nga pozita e pestë dhe Freiburg nga e gjashta.
Në vendin e shtatë e ka mbyllur Koln që do të shkoj direkt në Ligën e Konferencës.
Garë jashtëzakonisht interesante ka qenë sa i përket mbijetesës, ku tanimë janë mësuar dy skuadrat që kanë rënë direkt në Bundesliga 2.
Me elitën e futbollit gjerman janë përshëndetur Greuther Furth nga pozita e fundit dhe Arminia Bielefeld.
Ndërkohë Stuttgart ka arritur t’i shpëtoj rënies, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Kolnit 2-1 për ta përfunduar këtë edicion në vendin e 15-të.
Hertha Berlin nga ana tjetër ka mbetur në barazh, pasi pësoi humbje në udhëtim te Borussia Dortmund 2-1, ku ishin në epërsi pas 45 minutave të para por në fund u mposhtën për të mbetur në barazh.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’