Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Turqisë dhe Uellsit.
Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Uellsit janë duke u përballur në Baku të Azerbeigjanit në kuadër të Grupit A të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.
Turqia pati disa raste të mira në pjesën e parë, por edhe Uellsi ishte i rrezikshëm me kundërsulme.
Në fakt Uellsi pati rastin më të mirë, ku goditja e Ramseyt u ndal nga portieri, Çakir.
Mirëpo, në fund të pjesës së parë, ishte Uellsi i cili shokoi Turqinë.
Ishte Gareth Bale i cili me një asistim nga pothuajse 40 metra e pa vrapimin e Ramseyt që la të fjetur mbrojtjen turke.
Ramsey shënoi gol në min 42′, për ti dhënë avantazhin Uellsit.
Rezutlati i pjesës së parë, Turqia 0-1 Uellsi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...