Përfundon pjesa e parë, Spanja në epërsi minimale ndaj Zvicrës

18:54 | 2 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Spanja e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Zvicrës në epërsi pas autogolit të Denis Zakaria (1-0).

Spanja e nisi shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.

Në minutën e 9-të erdhi goli. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.

Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Rastin e mirë të dytë e kishte Cesar Azpilicueta në minutën e 25-të, por portieri zviceran kapi topin.

Zvicra kishte disa gjysmëraste në minutat e fundit, por nuk arriti të rrezikojë.

Xherdan Shaqiri po luan nga minuta e parë, ndërsa Granit Xhaka pushon shkaku i kartonëve. /telegrafi

Të ngjashme