Google ADS

Përfundon pjesa e parë Shqipëri-Liechtenstein, rezultat i papritur

18:57 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Liechtenstein.

Asnjëra kombëtare nuk ka arritur të shënojë gol, raporton arbresh.info.

Odise Roshi nuk arritit të shënojë në portën e Liechtenstein, përkundër një sulmi të shpejtë. Raste të shumta të sulmit e kanë karakterizuar lojën e djemëve të kombëtares në 30 minutat e para.

Në minutën e 40 po ashtu një rast të mirë për të shënuar e pati edhe Azdren Llullaku por nuk arriti të shënojë. E në minutën e 43 po ashtu kuq e zinjtë nuk arritën të shënojnë pasi gjuajtja u ndal nga portieri i Liechtenstein .

Gjatë pjesës së parë në pronësi të topit ishin kombëtarja në 78% të lojës, raporton arbresh.info.

Kjo është ndeshja e parë për trajnerin e ri Christian Panucci.

Liechtenstein nuk e ka asnjë pikë në grup ndërkohë Shqipëria aktualisht është e radhitur e treta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme