Google ADS

Përfundon pjesa e parë, PSG gjendet në disavantazh nga Lille

18:20 | 3 Prill 2021
Arditë Shkodra

PSG është në disavantazh nga Lille në “Parc Des Princes” në kuadër të xhiros së 31-të të Ligue 1.

Dueli për vendin e parë po merr një kahje tjetër, përkatësisht në pjesën e parë, Lille befasoi parisienët, shkruan lajmi.net.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë, Fonte u ndëshkua për Lille ndërsa për PSG-në u ndëshkuan Paredes dhe Gueye.

David shftytëzoi një asistim nga Ikone dhe shënoi gol në min (20’).

Pjesa e parë përfundoi, rezultati i pjesës së parë, PSG 0-1 Lille.

Tani, në pjesën e dytë Parisi duhet të rikthehet në mënyrë që të mbajë kreun ë Ligue 1, nëse nuk e bën këtë gjë, Lille do kryesojë tabelën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme