Google ADS

Përfundon pjesa e parë mes Monterrey dhe Liverpool

19:17 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat të barabartë 1 – 1, në ndeshjen mes Monterrey dhe Liverpool në kuadër të kupës së botës për klube.

Golin e parë në ndeshje e shënuan “Reds” përmes Naby Keita në minutën e 12-të pas një asistimi të bukur nga Sadio Mane, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, pas dy minutave Monterrey barazoi shifrat fal Funes, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Kujtojmë që në ndeshje nga minuta e parë është i pranishëm Xherdan Shaqiri./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme