Liverpool është duke e mposhtur bindshëm Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.
“Reds” janë duke fituar me rezultat të thellë 0 – 4.
Pas vetëm pesë minutave lojë, Naby Keita shënoi pas një asistimi të bukur nga Mohamed Salah.
Ndërsa, nëntë minuta më vonë, nga një kundëraksion i shpejtë, Alexander-Arnold në mënyrë maestrale pasoi te Diogo Jota që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë në minutën e 13-të.
Dy lojtarët që bashkëpunuan te goli i parë, arritën të përsërisin punën veçse këtë herë ndryshuan vendet, me Salah që shënoi dhe Keita asistoi në minutën e 38-të.
Krejtë në fund, egjiptiani doli sërish në skenë duke shënuar edhe golin e katërt pas një asistimi nga Jota në minutat shtesë.
Man United në këtë pjesë nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm, pos gjuajtjes së CR7 që u ndal nga Robertson.
Mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë ndryshim në pjesën e dytë.
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...