Google ADS

Përfundon pjesa e parë Kosovë – Slloveni

18:49 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Sllovenia është në avantazhin e dy golave kundër Kosovës në kategorinë e femrave.

Në minutën e 14-të ishte Pamela Begic që i dha epërsinë vendasve, ndërsa rezultatin e dyfishoi Nina Predanic në minutën e 37-të, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja është duke u zhvilluar në “Fadil Vokrri” dhe janë të mbledhur shumë tifozë në mbështetje të “Dardaneve”.

Kujtojmë që ndeshja është e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme