Përfundon pjesa e parë e finales së Champions League, “paqe” mes Liverpoolit dhe Real Madridit

22:25 | 28 Maj 2022
KRG

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Fillimi i ndeshjes është obliguar të shtyhet për 30 minutat përshkak të masës së madhe të tifozëve të cilët dëshironin të hyjnë në stadium duke mos poseduar biletë, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e policisë franceze.

Në minutën e 42-të, është shënuar një gol nga ana e madrilenëve, por për fat të keq, Karim Benzema ishte në pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë e ndeshjet ka përfunduar me rezultat 0-0.

Ndërsa pritet të shihet në pjesën e dytë se kush do të jetë Kampion i Ligës më të madhe ne botë, Champions League. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme