Google ADS

Përfundon pjesa e parë, Drita mbetet me një lojtarë me pak në fushë

18:50 | 22 Gusht 2024
KRG

Tanimë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Legia Varshave – FC Drita, e vlefshme për play-off të Conference League.

Dy skuadrat kanë pasur raste të bukura gjatë 45 minutave, mirëpo mungonte finalizimi i tyre, shkruan Arbresh.info

Skuadra nga Gjilani arriti që  gjatë pjesës së parë ta zotëroj topin plot 38%, ndërsa Legia 62%.

Në minutën e 14-të, Albert Dabiqaj u ndëshkua me karton të verdhë, kurse në minutën e 25-të u ndëshkua Artur Jedrzejczyk.

“Intelektualët” mbetën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 30të, ku pas rishikimit të sistemit VAR nga gjyqtari kryesor, u ndëshkua me karton të kuq Hasan Gomda.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoj me rezultat 0-0. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme