Google ADS

Përfundon pjesa e parë, Ballkani parkon “autobusin” ndaj Viktoria Plzen

21:46 | 21 Shtator 2023
KRG

Tanimë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Viktoria Plzen-FC Ballkani  e vlefshme për fazën e grupeve në Conference League.

FC Ballkani pati disa raste të aksioneve të bukura mirëpo nuk arritën t’i finalizojnë ato.

Skuadra nga Suhareka ishte mjaftë e kujdesshme në mbrojte, duke mos lënë ndonjë hapësirë të hapur për skuadrën e Republikës së Çekisë, shkruan arbresh.info.

Viktoria Plzen kishte më shumë posedimin e topit, mirëpo Ballkani vendosi “autobusin” para golit të tyre, duke mos lënë mundësi për të shënuar gol.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 0-0.

Ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme