Kreu i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka deklaruar se dëshiron të nënshkruajnë ne sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi.
Huazimi i belgut te skuadra gjermane ka përfunduar me takimin e djeshëm kundër Bayer Leverkusenit.
Sulmuesi ka pësuar një lëndim gjatë javës së kaluar, e cila gjë ka bërë që të humb sezonin dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për botërorin Rusia 2018.
Megjithatë, Watzke pranon se dëshiron ta sjellë atë sërish te “milionerët” edhe sezonin e ardhshëm.
“Jemi të interesuar për ta sjell sërish në radhët tona Michyn. Chelsea ka dy sulmues, (Olivier) Giroud dhe (Alvaro) Moratan. Por së pari, duhet të presim dhe të shohim se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm te Chelsea.
“Pastaj do të vazhdojmë të flasim dhe do të shikojmë mundësitë për ta angazhuar edhe në edicionin e ri të Bundesligas”, tha ai për gazetën gjermane Bildt.
Ndryshe, 24-vjeçari ka pasur deri më tani dhjetë paraqitje në ligën elitare gjermane dhe ka shënuar shtatë gola.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...