Përfundon pa gola ndeshja e parë gjysmëfinale Napoli-Atalanta

23:00 | 3 Shkurt 2021
A. B.

Napoli nuk e ka shfrytëzuar terrenin vendas për të shkuar me një avantazh në Bergamo pasi që sonte ka barazuar me rezultat 0-0. Ndeshja ishte e hapur dhe më shumë shanse shënimi por që nuk pati gola. Gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ku Atalanta e luanë si vendas

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë ka përfunduar barazim sonte në stadiumin Diego Armando Maradona.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte më e mirë për Napolin të cilët edhe kishin disa mundësi të mira për shënim.

Megjithatë pati shanse edhe Atalanta, të cilët u treguan tepër të rrezikshëm në kundërsulme.

Edhe në pjesën e dytë pati pak a shumë të njëjtën lojë ku Napoli kishte më shumë posedimin por që Atalanta arriti që të organizojë më shumë aksione në drejtim të portës,.

Atalanta kishte 19 aksione të organizuara në drejtim të portës së Ospinës së Napolit kurse Napoli kishte vetëm nëntë.

Gjashtë goditje në portë i kishte Atalanta kurse kishte edhe 10 jashtë portës si dhe 3 goditje të bllokuara.

Në këtë ndeshje tërë ndeshjen ka luajtur Elseid Hysaj derisa mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahamni nuk është angazhuar fare në lojë.

Edhe për Atalantan tërë lojën ka luajtur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Xhimshiti.

Finalisti i Kupës së Italisë pritet të caktohet nga ndeshja e kthimit që do të zhvillohet në Bergamo pas një jave. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme